Dituria

Sfidat e një humani

€12,99

CLYDE 

Nevoja për të vënë drejtësi mbi fatin dhe pranimi i së vërtetës, qoftë edhe e hidhur, janë shtyllat që krijojnë shtegun drejt të cilit përvijohet e gjithë jeta e Truentit.

I mbetur vetëm me nënën e verbër, pasi braktiset nga i ati, i riu nga Trembadi i shpall luftë fatit dhe kërkon të ndryshojë përfundimisht rrethanat në të cilat jeta e ka vendosur. Megjithatë, rruga drejt përmbushjes së misionit, është e mbushur me sfida, të cilat i përjeton dyfish për shkak të karakterit tepër të ndjeshëm.

Papritmas, dashuria e fortë për Retorikën, gazetaren që e njeh rastësisht, zë peshën qendrore në mendimet e tij dhe e largon prej qëllimeve që i kishin dhënë deri atëherë kuptim realitetit që kishte krijuar.


Tradhtia e mikut më të ngushtë, vëmendja e tepruar ndaj veprimeve dhe qëllimeve të njerëzve, bota e tyre e errët… bëhen burim i trazimit të tij të brendshëm. Truenti pret nga të tjerët përsosmëri dhe, kur këtë nuk e gjen, zhgënjehet, zhgënjehet vazhdimisht. Virgjëria, seksi, paratë dhe të mirat materiale, braktisja, marrëdhënia prind-fëmijë - të gjitha të trajtuara në këtë libër, ku eksplorohet veçanërisht bota e brendshme njerëzore dhe zërat që lindin e mbesin përgjithmonë aty.