Fan Noli

Rënia

€12,99

Albert CAMUS

 

Jashtë ironisë dhe sarkazmave të Zhan Batist Klemansit, këtij "profeti bosh për kohët mediocre,, ky "njeri i kohës sonë" me "lirizëm qelizor", që ushtron funksionet e çuditshme të "gjykatësit pendestar" dhe që, nëpërmjet pohimit të fajësisë së tij, kërkon ta fusë bashkëbiseduesin e tij memec - apo lexuesin e tij - nis rrëfimin e vet, Kamyja shpreh edhe njëherë nostalgjinë e tij për pafajësinë dhe për bashkimin midis qenieve njerëzore, në një botë ku secili ëndërron për pushtet dhe ku "dialogu " është zëvendësuar me "komunikatën ". Tregimi i Klemansit është shprehje e ndërgjegjes sonë të turbulluar. Duke folur për ne, ai na detyron të pranojmë se "të jesh i lumtur, do të thotë të jesh fajtor ". Ky është ndoshta, një nga kuptimet më të thella të Rënies, vepër dyshimi, vënie në formë e një trazimi të brendshëm dhe e një keqardhjeje, ndërgjegjeje të mprehtë, e pastërtisë së pamundur. Kamyja thoshte se ferri është brenda vetes, është rënie e pafundme në purgatorin e njerëzve.