Skanderbeg Books

Në jug të kufirit

€15,00

Haruki MURAKAMI

 

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.
Por edhe ai ka ndjesitë e tij të fajit, për shkak të tradhëtisë që i ka bërë dikur një mikeshës së tij të rinisë dhe një tjetër dashurie të humbur në moshë fare herët. Kjo jetë e qetë e tij, do të marrë një kthesë të fortë, kur në barin e xhazit do të shfaqet një mbrëmje Shimamoto, e dashura e tij e parë, ritakimi me të cilën do ta bëjë Haxhimentonë thuajse të marrosur, aq sa është gati t'i japë fund lumturisë së tij familjare.
Por gruaja e bukur, me të cilën ndjen sa ka qenë gjithë jetën i dashuruar, shfaqet dhe humbet në ditët e tij në mënyrë të pashpjegueshme, mu si fantomë që shkon dhe vjen nga askundi, dhe kjo do ta torturojë më shumë se gjithçka burrin e dashuruar.
Ky roman i Murakamit, si shumë rrëfime të tjera të tij, endet mes reales dhe surreales së mjedisit të njohur të prozës së tij, ajo është një histori me një intensitet të lartë rrëfimi, që i jep ndjenjës së dashurisë përbërjen fluide të gjërave që i ke dhe nuk i ke njëherësh.