Fan Noli

Mëria e zanave

€14,99

Grigor BANUSHI

- Ne e donim shumë vajzën tonë, Zoti komisar. - Këto fjalë erdhën si balsam zbutës mbi trurin plagë të Marinit. - Irena ishte qëllimi i jetës sonë, por ajo iku, u zhduk, fluturoi si një ëngjëll.
O Zot! Tha Marini me vete, ishte një nënë që kërkonte dhe vajtonte të bijën, apo ishte një zë i ëmbël që recitonte ngadalë, si një përshpërimë ndonjë poet të vendit të saj. Dallohej akcenti fëshfëritës i polonishtes, megjithëse Olga Bradovska fliste një gjermanishte të pastër. Zëri i nënës fatkeqe vinte si një gurgullimë kroi e përzier me fërshëllimën e lehtë të puhizës mbi gjethe.
Nëna e Irenës fliste ngadalë, si të kishte frikë se mos shqetësonte njeri, se mos e mërziste komisarin, apo se mos e zemëronte Lotar Klainbergun dhe ai u kthehj përsëri britmave të tij, Olga Bradovska tregonte me zë të qetë se si ishte nisur vajza e tyre për në Mal të Zi dhe për në Shqipëri.
Zonja Bradovska përsëriti disa herë duke treguar këmbënguljen e së bijës për të shkuar në Shqipëri, në atë vend për të cilin kishte dëgjuar shumë nga e ëma e saj Maria, në atë vend ku gruaja polake, e shoqja e inxhinierit të anijeve Viron Konjari kishte vuajtur, ishte sfilitur, ishte torturuar e burgosur dhe kishte ikur në vendin e saj duke lënë pas njË dashuri, burrin e saj të burgosur, por duke marrë me vete një tjetër dashuri, vajzën e saj të vetme Olgën.
Zonja Bradovska tregoi se ajo nuk e mbante mend mirë të atin. Ajo kujtonte turbull vetëm fytyren e tij të mpakur, të trishtuar. Mbante mend më vonë lotët e nënës së saj para fotografisë së babait të trishtuar.