Fan Noli

Magjepsësit

€14,99

Romain GARY

 

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjeter të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marre stafetën.

Gjithçka filloi në Rusi, nën sundimin e Katerinës së Madhe, ku Xhuzepe Zaga, babai, ushtronte dhuntitë e veta prej magnetizuesi, alkimisti, astrologu dhe, kryesisht, shëruesi i Katerinës së Madhe. Gruaja e tij e re, Terezina, tallëse, shejtane, natyra e së cilës spikat në këtë fis magjepesish, është vetëm diçka më e madhe se Fosko.

Dhe Fosko e do me një dashuri të pafund, që e detyron, dy shekuj më vonë, të bluajë kujtimet e veta, sërish dhe gjithmone, për të penguar që Terezina të vdese realisht. Dhe ajo nuk vdes, sikur penda e Foskos shkrimtar të jetë mveshur me të gjithë pajisjet iluzioniste që ai kishte zbuluar, me Terezinën, në një nënçati magjike të Rusisë së vjetër.