Kujtim kurvash të trishta
€11,99
    
    
Choose variants
                 
                  
                      
                      
              
                  
              
                  
                 
              
            
              
                        Select Title
                                
                                
                              
Price
                    
                  
                
€11,99
    
    
Gabriel García MÀRQUEZ
Ky është një libër për dashurinë. Për dashurinë, që e gjen njeriun në fundin e një jete të çuar dëm, që ka shkapërdarë trupin me seks pa dashuri, por pa e prekur askund shpirtin. Kjo dashuri, që i ndodh, është shkatërruese dhe magjepsëse, i mbush qenien me kuptim, i shndërron në një pamje tjetër gjërat e zakonshme dhe frymon ngrohtësi njerëzore, në profesionin që ishte kthyer në një zanat të mjerë.
Por ky është edhe një libër për pleqërinë. Për atë moshë, kur ende dëshirat vlojnë, por forcat vijnë e treten dhe njeriut i mbetet urtësia e fundit: të shohë pa zbukurime dhe iluzione të kota gjithë bukurinë, mizorinë dhe rrjedhën e rrëmbyeshme dhe pakthim të jetës.
          





















































