Skanderbeg Books

I pangjyri Tsukuru Tazaki dhe vitet e tij te pelegrinazhit

€15,00
Haruki MURAKAMI
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë.
I vetmi, ai i pesti, Tsukuru Tazaki, më i flashkëti prej tyre, më i tërhequri dhe më i pasigurti, i mbetet të quhej "I pangjyri". Këtë lidhje të fortë mes tyre, ata priren ta mbajnë edhe pasi Tsukuru shkon për studime në Tokio, i joshur nga pasioni i tij i përjetshëm për stacionet e trenave, ku shpesh ulet për të ndjekur dhe këqyrur me orë, valën e njerëzve që lëvizin të shkujdesur ndaj pasionit të tij.
Por kuinteti laryshan do të prishet shpejt, dheTsukuru, tashmë një inxhinier stacionesh hekurudhore, do të mbesë në një stacion të çuditshëm të miqësisë së tij tëshenjtë, të tillë që nuk mund as ta imagjinojë, as ta projektojë apo ta zgjidhë këtë enigmë të tij: braktisjen nga miqtë e tij të dikurshëm.
Me ndihmën e miqve të rinj, Haidas dhe Sarës, të cilët do ta shkundin nga përhumbja dhe fiksimi i vetëvrasjes, ai do të niset në kërkim të tyre dhe do të përballet me të papritura të çuditshme, të tilla që vetëm nëvepra si të Haruki Murakamit gjen, dhe të tilla që asnjë lloj fantazie jona nuk mund t'i parashikojë.
Muzika, ngjyrat, përshkrimi surrealist, pasione çmendurake, ikje pa destinacion dhe të gjitha shenjat magjepsëse të botës së Murakamit, që lexuesi shqiptar i njeh prejvitesh, vijnë sërish edhe më fuqishëm në këtë kryevepër të magjisë, rrëfimit dhe peizazhit mjeshtëror letrar.