Pegi

Bindja

€20,00

Jane AUSTEN

"Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817.
Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.

Ky roman na rrëfen dhimbjen që shkakton nënshtrimi ndaj paragjykimeve shoqërore dhe ndërgjegjësimin e një gruaje për dëshirat më të thella të zemrës së saj. Me guximin e saj të përhershëm, Austen denoncon kompromiset e vështira që bëhen për një jetesë më të mirë, por jo vetëm. 
Ajo denoncon gjendjen e gruas në shoqëri, e cila, e pamartuar, perceptohet si një qenie pa vlerë, si dhe rrëfen se si hipokrizia dhe vetëgënjimi mund të na shtyjnë deri në pragun e mizorisë. 
Në këtë klasik të pakohë, njohja dhe pranimi i vetvetes qëndrojnë si themele të një jete të përmbushur, ku njeriu vepron në bazë të "bindjeve" të tij më të thella.