Albas

Më quajnë -Mari Kyri

€10,00

Lluis CUGOTA

 

Kjo shkencëtare e shquar franceze dhe vetëmohuese, me origjinë polake (lindi në Varshavë); pati fatin ta jetonte fëmijërinë e saj në një familje të kulturuar, të dashuruar me letërsinë dhe të etur për dije. Pasi përfundoi studimet në Sorbonë, kërkimet e saj sollën zbulimin e radioaktivitetit, të toriumit dhe radonit. U martua me Pier Kyrinë, me të cilin punuan intensivisht dhe bashkë zbuluan poloniumin dhe radiumin, duke u vlerësuar të dy me çmimin Nobel në fizikë. Pas vdekjes së të shoqit, themeloi Institutin e Radiumit, i cili, gjatë Luftës së Parë Botërore, kontribuoi në mënyrë efikase në përdorimin e rrezeve X në ndihmë të të plagosurve. Në vitin 1911 u vlerësua sërish me çmimin Nobel, këtë herë në kimi, duke u bërë kështu, njeriu i vetëm në histori që e ka marrë dy herë këtë vlerësim.