Fan Noli

Lufta dhe paqja - Vëllimi I

€20,00

L. N. TOLSTOJ

 

"Lufta dhe paqja" është romani më i famshëm ndër romanet rusë të të gjitha kohëve dhe një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë klasike botërore, që nuk vjetrohet kurrë e që i ruan në shekuj, si vargjet e Homerit e të Dantes, forcën dhe freskinë. "Lufta dhe paqja" është një epope madhështore, një gjurmim prekës i anëve të errëta dhe atyre të ndritshme të shpirtit njerëzor.

Në këtë roman tregohet një histori e paanë dhe e zjarrtë, e paanë sa edhe vetë Rusia. Dy familje fisnikësh, ajo e Bollkonskëve dhe ajo e Rostovëve, e shohin jetën e tyre të plekset me atë të kontit Pjer Bezuhov në sfondin e luftërave napoleoniane.
Ngjarje historike dhe ndodhi private gërshetohen, duke na paraqitur epokën e shkëlqimit më të madh të perandorisë ruse. Pranë personazheve me merita të veçanta janë në fakt edhe fatet e njerëzve të thjeshtë (burra e gra, të rinj e pleq, rusë e francezë), që zënë një pjesë të madhe të tregimit. Leximi i kësaj vepre madhështore me një mori personazhesh, ngjarjesh dhe përsiatjesh ndikon fuqishëm në jetën e çdokujt.