Pema

Kthimi

€11,99

Albatros REXHAJ 
168 faqe

 "Kthimi" është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. "Kthimi" dhe "Outboxi i ndjenjave të mia" formësojnë librin që keni sot në duar.

Ndërkohë që te "Kthimi", autori ndërton fabulën përmes së cilës flet drejtpërdrejt me lexuesin, trajton temat thelbësore për të, kridhet në meditime rreth temave universale njerëzore; që sakaq çdo brez i sheh dhe reagon ndryshe ndaj tyre, te "Outboxi i ndjenjave të mia", autori shpërfaq ndjenjat më intime përmes grimcave poetike.