Living

Receta për të vegjlit

€20,00

Anabel KARMEL

Libri më i kërkuar për foshnjat dhe të vegjlit me mbi 5 milionë kopje të shitura në mbarë botën.
Anabel Karmeli feston 30-vjetorin e librit të saj më të mirë të gatimit me këtë botim special të përditësuar dhe të zgjeruar, ku tanimë përfshihen udhëzime të reja për ushqimin në dorë dhe akoma më shumë receta për të rritur fëmijë të shëndetshëm e të lumtur.
Ky udhëzues përfshin gjithashtu këshilla thelbësore dhe të thjeshta dhe planifikues vaktesh për heqjen nga gjiri hap pas hapi. Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të konsoliduar
shëndetin që në fillesat e jetës së fëmijës. Diçka e domosdoshme për të gjithë prindërit. Lëreni Anabelën t’ju udhëheqë në vitet e para të fëmijës suaj me dijet e saj për ushqyerjen e shëndetshme.
Më shumë se 200 receta të shpejta, të thjeshta e të shëndetshme.