Pupëz

Piratë dhe paratë

€7,00

RUDINA  ÇUPI

Bota e piratëve në kërkim të thesarit është plot aventura. Nga të gjithë personazhet e librave piratët përjetojnë më shumë pengesa e peripeci… A do të mbyllet me fund të lumtur aventura e tyre?

“Piratë dhe paratë” është libër ndërveprues i serisë “Luaj dhe shkruaj” për lexuesin fillestar, përmes të cilit fëmijët luajnë me numrat. Poemthi është ilustruar me figura të mrekullueshme të krijuara me paratë shqiptare dhe në fund përmban kureshti dhe udhëzime si të bësh vetë veshje pirati me materiale të riciklueshme.

Lojërat zbavitëse gjuhësore në fund të librit dhe loja “Mos u nxeh” e ftojnë fëmijën të mprehin vëmendjen e logjikën.