Albas

Hajdutja e buzëqeshjeve

€10,00

Sevi Lami AGOLLI

 

Sa qejf është ta kesh tezen police! Ditën e parë, kur ua thashë të tjerëve në klasë, djemtë i hapën sytë aq shumë dhe filluan të më pyesin a kishte kapur ndonjë keqbërës tezja ime dhe ku i mbante prangat e shkopin e gomës… Kurse vajzat më pyesnin se çfarë uniforme vesh tezja ime dhe a kam qenë te puna e saj. Dhe unë, duke u mburrur pak, u tregoja që tezen time mund ta shihnin kudo nëpër rrugët e qytetit, sepse ajo drejton trafikun dhe ndihmon njerëzit e automjetet të mos bëjnë aksidente.