Reklama

Besa - Dramë

€5,00

Sami FRASHËRI

Besa ose mbajtja e premtimit është një vepër dramatike me gjashtë pamje e Sami Frashërit, shkruar dhe botuar së pari në gjuhën osmane më 1874 në Stamboll me titullin Besâ yâhut Âhde Vefâ.

Me këtë vepër Samiu u përpoq t'i paraqiste shqiptarët nën një dritë tjetër për opinionin osman, duke e informuar për moralin, vlerat, zakonet e traditat e shqiptarëve të cilët i mendonte një element tejet të rëndësishëm të perandorisë; gjithashtu donte të hidhte themelet e një teatri autentik osman, i cili asokohe kishte shumë ndikime të jashtme. Për audiencën më të hollë elementi i besës nënkuptonte zhvillimin e politikës që mund të merrte.