Reklama

Vargenimi n'gjuhë shqype

€8,40

Luigj GURAKUQI

E shkruar në vitin 1906, “Vargnimi n’gjuhë shqype” është një traktat mbi metrikën e poezisë shqipe prej Luigj Gurakuqit, nxënësit të Jeronim De Radës e Zef Skirosë, intelektualit me dije dhe kulturë të pazakontë. Ky punim është ndër studimet e para serioze në këtë fushë, për më tepër i shkruar me
kurajo nga një i ri shkodran, me vizion të qartë e të dijshëm dhe në një kohë kur letrat shqipe dhe shkrimi i gjuhës shqipe ishin në një stad ende të pakristalizuar.

Ashtu si dhe rilindasit e tjerë që përpiqeshin të hidhnin themelet e një kulture në zhvillim, kur ende shqiptarët nuk kishin zgjidhur çështjen e tyre kombëtare për krijimin e shtetit, Luigj Gurakuqi sheh me largpamësi edhe fusha tepër të veçanta e tëstadit të përparuar të kulturës së një kombi. Libri është redaktuar dhe përgatitur për botim nga Qemal Velija.