Vajza me tatuazh
Alice CLAYTON
Ditën, Viv Frenklini është një inxhiniere softuerësh shumë e zonja, ndërsa natën jeton mes librave romantikë, ku heroinat presin t’u bjerë te këmbët kalorësi me parzmoren e argjendtë ose ndonjë kauboj mbi hamshorin e tij të egër. Vesh edhe korsenë. Të mos e harrojmë korsenë…
Kur një telefonatë e papritur e njofton se ka trashëguar një shtëpi të bukur në Mendosino, Kaliforni, ajo shpërngulet në qytetin që i duket vendi i përsosur për të jetuar një aventurë si ato të librave romantikë. Vetëm se librat kanë edhe të papritura, apo jo?
Atje, në fakt, Vivi gjen vërtet një kauboj, një kauboj që ia heq mendjen. Kauboji Henk ia vlen të të ikë mendja. Po gjen edhe një bibliotekar, Klark Baroun. Ai është serioz dhe e thërret Viviana. Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?