Fan Noli

Një ballkon në pyll

€15,59

Julien GRACQ 

214 faqe

Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë – por ai e kuptonte që pyetja e tij nuk kishte kuptim dhe se rinia në atë çast nuk kishte të bënte me moshën; ajo ishte më shumë një krijesë përrallore, si bricjapët. “Këtë vajzë e kam gjetur në pyll”, mendonte dhe zemrën ia tejshponte një sëmbim i mrekullueshëm; ekzistonte një shenjë lidhur me atë: deti e kishte sjellë me valët e tij deri tek ai mbi një koritë guri; e ndiente për sa pak kohë ia kishin dhën hua; vala që e kishte sjellë do ta rrëmbente përsëri.