Krimi kibernetik
Misha GLENNY
“Ky libër jashtëzakonisht i fuqishëm tregon se sa shumë na mungojnë mjetet ndërkombëtare të përbashkëta, aq të nevojshme për të luftuar krimin kibernetik. Lexim i nevojshëm.” – Roberto Saviano, autor i librit “Gomorra”.
Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik. Qeveritë dhe sektori privat po humbasin miliarda dollarë çdo vit duke luftuar kriminelët super-të-mençur, gjithnjë-të-ndryshueshëm dhe gjithnjë-të-padukshëm: hakerët.
Rezultati i këtij libri është thjesht i pamohueshëm: ky libër është jashtëzakonisht tërheqës dhe i besueshëm. Është libër i domosdoshëm për t’u lexuar nga kushdo që përdor kompjuter: libri kryesor i krimit të kohës sonë.