Pegi

Amerikania

€20,00

Chimamanda NGOZI ADICHIE

 

Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013 “ Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017.

Të nisesh drejt një bote të re, duke braktisur jetën, familjen dhe dashurinë tënde është e vështirë, ndonëse ajo botë shtrihet para teje si tokë e premtuar. Për Ifemelun është e domosdoshme të ikë nga vendi i saj i varfër dhe asfiksues. E bukur e plot vetëbesim, ajo arrin të shkëlqejë në studimet universitare, por për herë të parë ndeshet me paragjykimet dhe racizmin amerikan. I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta. Megjithëse arrin të krijojë një jetë profesionalisht të suksesshme dhe të ketë një lidhje dashurie që s’ka të sharë, sërish brenda Ifemelut ngjallet pakënaqësia: ajo ndihet e huaj në jetën amerikane, nuk arrin të hedhë rrënjë dhe nuk gjen paqe. Vendos të kthehet në atdhe, por atdheu ka ndryshuar. E huaj në tokën e huaj dhe e huaj në vendin e saj, ajo tashmë është “Amerikane”. Një histori e fuqishme dashurie, por edhe një histori e dhembshme mbi emigracionin dhe identitetin.