Takim e bisedë me autore - Eliona Gjergo - Shëno datën🗓️✍🏼
Nën moderimin e Aina Hoti - Swiss Albania Event.
‼️Stand C318!
Eliona Gjergo ka lindur në qytetin e Korçës e dëshira për të mësuar dhe studiuar gjuhë të huaja, e çuan tek gjimnazi i gjuhëve të huaja “Faik Konica” për të vazhduar më pas studimet e larta për letërsi angleze. Korça e rrugicave të kalldrëmta, ku u kompozuan dhe kënduan serenatat, ka një ndikim në krijimtarinë e Elonës. Lidhja e saj e ngushtë me prozën dhe poezinë, u duk që në rininë e hershme. Ka qënë pjesëmarrëse në konkurset lokale të poezisë, ku shpesh u vlerësua me çmime të para. Në moshën 18 vjeçare pati debutimin e saj në konkursin teatral mes shkollave të gjuhëve të huaja, ku fitoi çmimin e parë si aktore.
Pas një viti ishte pjesë e grupit teatral të teatrit kombëtar në shfaqjen “Lakuriq me violinë”.
Ka dy vajza, të cilat kanë ndikuar në krijimtarinë e saj.
Në krijimtarinë e Elonës, femra, luan një rol të rëndësishëm dhe si e tillë, është personazhi kryesor në shkrimet e saj. Në sytë e Elonës, femra është silueta që nuk i nënshtrohet asnjë “burgu”.
