E nominuar për Çmimin Europian të Letërsisë🇪🇺📝- Rita Petro vjen në Panairin e Brukselit @foirelivrebxl edhe për të takuar lexuesit shqiptar🤩
Për romanin e saj autobiografik "Lindur së prapthi" thotë:
« Nuk kisha qëllim të parë t’ju tregoja historinë time apo të brezit tim në kohën e diktaturës komuniste, por të ndriçoja ato ndjesi e mendime të fshehta, që i mbajmë në zonat e errëta të qenies sonë që nga fëmijëria. Përjetova të njëjtën ndjesi të fuqishme, si atëherë kur shkrova dhe publikova poemën “Vrima”. Pikërisht këtë çlirim të mrekullueshëm energjie, mbushur me dhimbje e lumturi, dua ta ndaj me ju, të dashur lexues. »
📍Stand 224 në Tour & Taxis - Bruxelles
🗓️Të shtunën më 6 prill 2024 nga ora 13:30💃🏻
