Living

Kandidi ose optimizmi

€8,00

VOLTAIRE

I përshkuar nga një mendjemprehtësi dhe ironi therëse, “Kandidi ose optimizmi” është cilësuar si një nga kryeveprat e satirës dhe një nga librat francezë më të njohur në mbarë botën, që kur u botua për herë të parë, në vitin 1759.

Përmes historisë plot peripeci e sprova të të riut Kandid, mësuesit të tij, dr. Panglosit, të dashurës së tij të zemrës, Kynegondës, dhe një morie personazhesh të tjera, Volteri satirizon pa mëshirë ndjenjat, shkencën, filozofinë dhe qeverisjen.

“Çfarë është optimizmi?” – pyeti Kakambo. “Ah, – tha Kandidi, – ai është mënyra për të mbrojtur idenë se çdo e keqe vjen për mirë.”