Vjedhja e Gjumit Mbretëror
Ismail KADARE
“Vjedhja e gjumit mbretëror” përfshin disa tregime, si :
“Vdekja e gruas ruse”, që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike ;
“Lamtumira e së keqes” shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare ;
“Muri i madh”, që është shkruar gjatë dimrit të vitit 1993, në krono-logjinë e veprës vjen “Piramida”, një tjetër ngrehinë mitike në gur ;
“Kisha e Shën Sofisë” të kujton dysinë e atyre zonave të takimit midis kulturave.
Ky tregim është shkruar në pranverën e vitit 1994 në Shqipëri, ku, meqë ateizmi zyrtar është braktisur, fetarët kërkojnë t’i dyfishojnë shpirtrat ;
“Vjedhja e gjumit mbretëror”, ka një pjesë të lidhur me “Pallatin e Ëndrrave”.
Nëse ky tregim u shkrua në pranverë të vitit 1995, ideja zë fill para nja dhjetë vjetësh, në çastin kur pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia kishte hipur në fronin e Shqipërisë etj.