
Trafikimi i qenieve njerëzore, aspekte penale juridike, krahasuese dhe kriminologjike
Naim TOTA
460 faqe
Interpretimi juridik i përgjithshëm i veprës penale të trafikimit dhe praktikës gjyqësore të saj në këtë punim janë bërë me seriozitet dhe me përkushtim. Këtu janë analizuar konkretisht elementet e anës objektive të veprës, çështja e dhënies së pëlqimit nga viktima si element i anës objektive, procesi i të provuarit në veprën penale të trafikimit.
Një vëmendje e veçantë u është kushtuar figurave specifike të veprës penale të trafikimit, si trafikimi i njerëzve në përgjithësi, si preferencë e krimit të organizuar dhe trafikimi i njerëzve si pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar, duke e ndarë atë nga analiza e trafikimit të femrave dhe trafikimit të fëmijëve.
Në këtë drejtim janë dhënë shifra/ të dhëna të sakta statistikore në lidhje me trafikimin e femrave, rrethanat cilësuese në veprën penale të trafikimit të femrave dhe faktorët që ndikojnë në trafikimin e fëmijëve.