Albas

Shqisat

€7,00

Nga koleksioni “Me pak fjalë”

Shqisat janë dyert dhe dritaret që na lidhin me botën. Të vegjëlve u pëlqen t’i hapin ato për të bërë zbulimet e tyre të para.

Me anë të shikimit, ata fillojnë të dallojnë ngjyrat. Çdo fëmijë ka nga një ngjyrë të pëlqyer. Me anë të të nuhaturit kuptojnë se sa erë të mirë ka parfumi dhe sa erë e keqe vjen nga gjërat e kalbura. Falë të dëgjuarit mësojnë këngët e tyre të para. Të shijuarit i bën të dallojnë mollët nga portokallet. Dhe nga të prekurit zbulojnë se sa e këndshme është një përkëdheli apo sesi gudulisjet na bëjnë aq shumë për të qeshur.

Shqisat zhvillohen me shpejtësi te të vegjlit: nga lojërat dhe ushqimet e tyre, nga dallimi i zërave të prindërve të tyre… Shqisat i ndihmojnë të mësojnë çdo ditë gjëra të reja, të ushqejnë imagjinatën e tyre, të luajnë dhe të marrin dijet e para.

Shqisat na shpalosin një botë plotë me të papritura, por përgjithësisht të këndshme, por ndonjëherë na paralajmërojnë: kur kosi ka skaduar apo kur vjen erë gaz.

Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje ku shohim organet e shqisave, të cilat fëmija do t/i emërtoje me ndihmën e të rriturve. Do të mësojë cilat janë, çfarë roli kanë, përse shërbejnë dhe çfarë ndodh nëse na mungon ndonjëra prej tyre…

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.