Plejad

Shkenca et gëzuar dhe idilet et mesinës

€15,59

Frédéric NIETZSCHE

Rruga për lumturinë. Një njeri i ditur pyeti një të çmendur se cila qe rruga përë gjetur lumturinë. Pa ngurruar fare, sikur dikush ta kishte pyetur për rrugën që të çonte në qytetin më të të afërt, i çmenduri u përgjigj: "Admiro veten tënde dhe jeto nëpër rrugë!".

"Mjaft" thirri njeriu i ditur, "ti kërkon më shumë se ç'duhet, mua më duket se është i mjaftueshëm admirimi i vetes!". Menjëherë i çmenduri, si kundërpërgjigje, et ktheu : "Po si mund ta admirosh veten vazhdimisht, pa e përçmuar atë vazhdimisht ?".

Të përvuajturit e nënvlerësuar. Njerëzit shumë të shquar vuajnë në mënyrë të ndryshme nga ajo që përfytyrojnë adhuruesit e tyre: në mënyrën më të rënda ata vuajnë për shpirtvegjëlit, për zemërngushtët që ziejnë përbrenda nga disa momente të këqija, me një fjalë për dyshimin për madhështinë e tire – jo për flijimet dhe për vuajtjet që detyra e tire kërkon nga ata. Derisa Prometeut i vjen keq për njerëzit dhe flijohet për ta, ai është i lumtur dhe i madh në vetvete: por kur bëhet ziliqar ndaj Zeusit dhe dhuratave që atij i bëjnë njerëzit, atëherë ai vuan! - Pjesë nga libri