Passer aux informations produits
1 de 1

Lize's Bookstore - Libraria shqiptare në diasporë

Rrjeti Sekret

Rrjeti Sekret

Prix habituel €12,99 EUR
Prix habituel Prix soldé €12,99 EUR
Vente Épuisé
Taxes incluses. Frais d'expédition calculés à l'étape de paiement.

Colson WHITEHEAD

Kora është skllave në një plantacion pambuku në Xhorxhia. Ajo është braktisur nga e ëma që kur ishte fëmijë. Kur Cezari, një skllav i sapoardhur nga Virxhinia, i tregon për rrjetin sekret, vendosin të rrezikojnë jetën dhe të arratisen…

Sipas konceptimit gjenial të shkrimtarit, kalimi i fshehtë nuk është metaforë. Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj.

Ndërsa Whitehead-i rikrijon mrekullisht llahtarin që kanë përjetuar njerëzit me ngjyrë para Luftës Civile të Amerikës, rrëfimi i tij ndërthur përsosmërisht sagën e këtij vendi: nga sjellja brutale ndaj afrikanëve deri te premtimet e papërmbushura të ditëve të sotme. Libri “Rrjeti sekret” është njëherazi aventura e jashtëzakonshme e një gruaje me vullnet të pamposhtur, që kërkon t’i shpëtojë tmerrit të skllavërisë dhe një meditim drithërues dhe i fuqishëm për historinë tonë të përbashkët.

Expédition et retours

Afficher tous les détails

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)