Nëna dhe djali - Ana femerore e mitit të Edipit
Christiane OLIVIER
Psikoanaliza ka gjuhën e vet: të sofistikuar, të ndërlikuar, të menduar për t’ju hallakatur, për t’ju hedhur sa andej-këndej, për t’ju shastisur juve që nuk jeni analistë … e për t’ju verbuar nëpërmjet shkencës.
Feminizmi ka gjuhën e vet: të larmishme, të pasur me ngjyra dhe imazhe, të seksualizuar, të mbrujtur për t’ju ngërthyer, për të kuptuar, edhe po s’qetë feminist, gjithçka tek e cila feminizmi beson.
Nëse në fillimet e saj psikoanaliza është shkruajtur në gjininë mashkullore, a nuk ka ardhur koha ta lexojmë atë në atë femërore? Në qoftë se Frojdi e ka parë gruan si një krijesë së cilës i mungon « burrëria », feministëve burri u duket një krijesë thjesht e zhveshur nga « feminiliteti ».
Por në një epokë ku burri e gruaja duan t’i zvogëlojnë dallimet midis tyre, pikë së pari duhet që ata t’i njohin distancat përkatëse nga këto dallime, të dinë origjinën e fillesat e këtyre dallimeve. Të tilla janë çështjet që do të trajtohen këtu nëpërmjet historisë, ashtu si më është treguar mua, psikoanalistes, histori që nuk është gjithmonë në sintoni me atë që na ka treguar Frojdi …
Ai ishte burrë, kurse unë jam grua, 1880-ta ishte koha e tij, 1980-ta është koha ime.