Minerva

Mendo dhe pasurohu

€10,00

Napoleon HILL
225 Faqe

 

Libri më i shitur në histori nga fusha e psikologjisë dhe biznesit – vjen te lexuesi shqiptar i rishikuar dhe përditësuar për shekullin XXI.
“Në secilin kapitull të këtij libri është përmendur fshehtësia e krijimit të fitimeve financiare, e cila iu ka dhënë pasuri mbi pesëqind njerëzve jashtëzakonisht të begatshëm, të cilët i kam analizuar me vëmendje gjatë një periudhe të gjatë me vite.” – Napoleon Hill
Botimi që keni në duar dallon nga botimet e mëparshme për faktin se është i plotësuar me shembujt e disa prej njerëzve më të suksesshëm të epokës sonë, të cilët e njohin dhe e përdorin sekretin që Napoleon Hill e kishte gjetur te emra si Thomas Edison, Henry Ford, Theodore Roosevelt, John D. Rockefeller, Mahathma Gandhi etj. Në këtë botim ndërkaq janë dhënë edhe shembujt e Bill Gates, Steven Spielberg, Arnold Schwarzenegger, Martin Luther King, Michael Jordan, Howard Schultz, Ray Kroc, Mary Kay Ash, Sir John Templeton, Herb Kelleher, Fred Smith, Bruce Lee e shumë emra të tjerë...