Skanderbag Books

Kafsha qe jep shpirt

€12,99

Philip ROTH

 

David Kepeshi, personazhi kryesor i këtij romani, është një intelektual mjaft i vlerësuar, i ndjekur gjerësisht në auditor dhe në publik. Jeta e tij private shfaqet po aq e larmishme. Me gjithë moshën e shtyrë, Kepeshi zhytet shpesh në aventura dashu rore. Martesa e dështuar që ka lënë pas dhe suksesi i mëvonshëm me gra të reja në moshë u japin jo pak nota shthurjeje marrëdhënieve të tij sociale çka shfaqet haptas në rrëfimin e tij të gjatë, të ngarkuar me gjuhë sa erotike, aq edhe tragjike dhe cinike.

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krej tësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të shoqë risë dhe të mijëvjeçarit të ri.

"Kafsha që jep shpirt" është ndër punët e fundit të shkrimtarit amerikan Philip Roth (1933 2018). Kjo kryevepër përmbledh në mënyrë të përsosur gjithë qasjen pesimiste mbi epokën tonë, me penën e njërit prej prozatorëve më të vlerësuar botërisht pas Luftës së Dytë Botërore.