Pema

Flakërime dashurie

€12,99

Jalal Al Din RUMI

 

Antologjia poetike “Flakërim dashurie” botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çfarë e bën unike shprehjen e mesazhit te tij universal ne vargjet e tij, është natyrshmeria shtangëse dhe aftësia marramendëse e tij për të përdorur figuracion letrar të nxjerrë nga jeta e përditshme, duke dëftuar mjeshtërisht se pas çdo përvoje njerëzore ka një derë tek e padukshmja. Rumi ka thurur mbi 3200 poezi dashurie, me 40 mijë dyvargësha të përshkruar nga ndjesia e dehjes shpirtërore prej dashurisë siprane. E gjithë krijimtaria e Rumit është e destinuar t’i bindë njerëzit se dashuria mund të bëjë mrekulli. Prej poezive të tij janë nxjerrë në gjuhë të ndryshme të botës disa mesazhe që transmetohen si “këshilla për jetën” dhe përcillen si porosi autentike për një jetë më të dashur, të bukur e kuptimplotë.