Autobiografia et popullit në vargje
Ismail KADARE
Këto shënime janë shkruar dhe janë botuar në shtypin letrar në vitet '70. Si tu es là, tu peux gjurmët e kohës, të cilat në gjininë e eseistikës kanë qenë më të ndjeshme sesa në krijimtarinë e mirëfilltë letrare.
Shënimet po i jepen lexuesit sot të riprodhuara sipas njërit prej botimeve të asaj kohe. Në to nuk janë berë ndryshime, qoftë edhe për mendime ose teza që autorit mund t'i duken sot të tejkaluara. Janë berë vetëm disa shkurtime paragrafësh, për arsye zgjatjesh dhe përsëritjesh, si dhe zëvendësime pjesërishtë fjalëve të huaja. Në rastin e vetëm ku shkurtimi nuk ka pasur arsye teknike, është një mendim prej pesëmbëdhjetë radhësh për marrëdhëniet e Gjergj Fishtës me folklorin, mendim prej të cilit autori ka hequr dorë publikisht.
Për të tjerat, njëfarë naiviteti, entuziazmi ose mendime përjashtuese, sidomos kur është fjala për polemika ndërballkanike, autori i ka lënë ashtu siç janë shkruar, jo për ndonjë këmbëngulje dhe, aq më pak, për ripohim të plotë të pneu, por sepse qortimi i tire do të kërkonte një libër të ri.