Albas

Trëndafili i Bardhë

€24,00

Elia Zaharia Zogu

 

Na ishte seç na ishte... Na ishte njëherë, në një mbretëri të largët dhe të bukur, një konteshëz e vogël me flokë të artë që fliste gjuhën e trëndafilave!
Kjo konteshëz e vogël, një ditë do të bënte një udhëtim magjik në Vendin e Shqiponjave... Gjashtë princesha misterioze do ta prisnin plot dashuri dhe ajo, duke ecur në majë të gishtave mbi fillin e fatit të saj të parashkruar, do rrëmbente zemrën e një mbreti të vetmuar...

Princesha e kesaj përralle, fëmijë të dashur, është ndryshe nga të gjitha princeshat e tjera të përrallave, pasi ajo ka jetuar vërtet në vendin tonë afro një shekull më parë. Emrin e kishte Geraldina, por ishte aq e mirë dhe aq e bukur, sa të gjithë e thërrisnin Trëndafili i Bardhë. Sa shumë do ta donte këtë vend të panjohur plot tradita dhe kapuçë të bardhë, ju ftoj ta zbulojmë së bashku në përrallën e jetuar të Trëndafilit tonë..