Dudaj

Sonatë për gruan e një tjetri

€17,99

Henrik SG

Chère madame De Laduset, ma chère Charlotte ! Ju lutem, mos më gjykoni tani, jo tani me sedrën tuaj të lënduar! Lëreni kohën të rrjedhë dhe ndoshta, ndonjëherë, me shpirt të lehtësuar do të ndieni pak keqardhje për mua. Në degëzimet e pemës sime gjenealogjike, kam zbuluar se jo një here burrat paskan qenë marrosur nga dashuria për gruan e një tjetri. Por Askush Prej Tire nuk qenka vetëvrarë, nuk paska qenë në kulturën e stërgjyshërve të mi Le Suicide! Edhe mund ta kisha ndryshuar rrjedhën e historisë së familjes sime.
E pata menduar edhe këtë mundësi, atëherë kur më ra rrufeja në kokë. Por as besimi prej katoliku nuk më vlejti për këtë rast. Nuk mund të prisja një shekull për tu u takuar në botën tjetër me gruan, pa siluetën e së cilës unë nuk jetoja dot as edhe një ditë. Dhe ky është mallkim, apo jo ? Ne jemi burra të fuqishëm përërë luftuar, për të berë politikë, për të shtuar pasuritë et të parëve tanë. Por jemi aq të dobët para gruas që na pushton shpirtin… Lamtumirë!