Pegi

Hello Beautiful

€20,00

Ann NAPOLITANO

 

Uilliam Uoters është rritur në një shtëpi, ku mbizotëron heshtja e tragjedisë dhe prindërit e tij zor se i kushtojnë ndonjë fije vëmendjeje të birit, jo më ta duan.

Prandaj, kur takon vajzën ambicioze e plot gjallëri, Xhulia Padovano, gjatë vitit të parë të fakultetit, i duket sikur bota përreth tij shkëlqen e tëra. Bashkë me Xhulian vjen edhe familja e saj, sepse ajo dhe të motrat janë të pandara : Silvi, ëndërrimtarja e familjes, është më e lumtur kur zhytet në libra; Sesilia është artiste me shpirt të lirë ; dhe Emelina kujdeset me durim për të gjithë ata.

Në gjirin e familjes Padovano, Uilliami ndien një kënaqësi të re ; në shtëpinë e tyre, çdo moment është plot me kaos të këndshëm.

Mirëpo, terri i së shkuarës së Uilliamit nuk vonon të bjerë, duke vënë në rrezik jo vetëm planet e projektuara me vëmendje nga Xhulia për të ardhmen e tyre, por edhe devotshmërinë reciproke të motrave.

Përfundimi është një çarje katastrofike familjare që do ta ndryshojë për breza të tërë jetën e tyre. Por a do të jetë aq e fortë besnikëria e rrënjosur dikur mes tyre që t’i bashkojë sërish, kur vijë momenti më i rëndësishëm ?

Hello Beautiful është një portret thellësisht mallëngjyes e asaj që mund të ndodhë kur zgjedhim të duam dikë, jo pavarësisht se kush është, por pikërisht për atë që është.