Albas

Më quajnë - Gegë Marubi

€10,00

Albert Varaj

 

Kur themi fotografia shqiptare, nënkuptojmë Dinastinë Marubi, që filloi me Pjetër Marubin, në mesin e dytë të shekullit XIX, vazhdoi me Kel Marubin dhe u mbyll me mua, Gegë Marubin, më 1984-ën. I rritur mes artit fotografik, i pajisur me një kulturë europiane e i specializuem në artin e fotografisë moderne, u përpoqa të isha një vazhdues i denjë i kësaj dinastie. Ajo që më jep krenari është se duke krijuar arkivin tonë fotografik, unë u lashë brezave fototekën “Marubi”, një pasuri të paçmueshme, ku është skalitur historia jonë e gati 120 vjetëve.