Spiuna
Paul COELHO
Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur.
Ajo është Mata Hari, gruaja më e adhuruar dhe më e dëshiruar e kohës së saj: balerinë turbulluese, grua joshëse e pagabueshme në zgjedhjen e burrave më të pasur e të fuqishëm, në gjendje të jetë për ta kurtizane, dashnore dhe njeri i besuar; ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjallte xhelozi dhe smirë te gratë e aristokracisë parisiene.
Ajo është një grua me emra të shumtë: Margareta, emri i lindjes, znj. MekLeod, siç njihej në Javë; H21, emri i koduar që i caktuan gjermanët gjatë luftës.
E shkuara e Mata Harit është e errët, e tashmja e saj gjithmonë e rrezikshme: ia kushtoi jetën lirisë dhe dëshirës, sfidoi paragjykimet e shoqërisë, ndërsa tani mban akuzën çnderuese të spiunes.
I vetmi faj i saj: ishte një grua e lirë.
Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.