Fan Noli

Nouveau ballon dans la piscine

€15,59

Julien GRACQ

214 questions fréquemment posées

Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte floket-moi gishtërinjtë e lehtë – por ai e kuptonte që pyetja e tij nuk kishte kuptim dhe se rinia në atë çast nuk kishte të bënte me moshën; ajo ishte më shumë një krijesë përrallore, si bricjapët. « Këtë vajzë e kam gjetur në pyll », mendonte dhe zemrën ia tejshponte një sëmbim i mrekullueshëm ; ekzistonte një shenjë lidhur me atë : deti e kishte sjellë me valët e tij deri tek ai mbi një koritë guri; et ndiente për sa pak kohë ia kishin dhën hua; vala që e kishte sjellë do ta rrëmbente përsëri.