Albas

Gruaja që vinte nga mjegulla

€12,00

Luan RAMA

Për shkrimin e këtij romani, autori është mbështetur në një ngjarje të vërtetë. Është historia e një ushtari italian, Savianit, i plagosur gjatë Luftës së Dytë Botërore në malet shqiptare e më pas i harruar… Në rininë e tij, ish-student i konservatorit të Milanos, tenor.

Një ditë, rreth viteve ’90, e dashura e tij e dikurshme lexon rastësisht një artikull në gazetë, ku flitej për një ushtar italian i mbetur në Shqipëri gjatë kohës së luftës, e që këndonte arie. Ajo niset drejt së panjohurës, në kërkim të dashurisë së rinisë së saj.

A do mundet ajo ta gjejë Savianin? Çfarë i ka ndodhur në të vërtetë atij? Pas ankthit të kërkimit, a do të lehtësohet shpirti i saj?

Një histori e habitshme, e paimagjinueshme, por që jeta papritur ta ofron rastësisht, duke trazuar e rikthyer paqen e një dashurie të pakurorëzuar.