Pema

Si të punosh me veten - Psikologjia holistike, trauma dhe vetëshërimi

€19,99

Dr. Nicole LEPERA

Si psikologe klinike, Dr. Lepera acarohej nga kufizimet e profesionit të saj. Duke dashur më shumë për pacientët e saj - sigurisht edhe për veten - ajo zhvilloi një filozofi të mirëqenies mendore, fizike dhe shpirtërore, e cila i pajis njerëzit me informacionin dhe mjetet për të shëruar veten e tyre. Ajo filloi t'i ndante këto njohuri në llogarinë e saj në Instagram dhe lindi kështu një lëvizje. 

Në librin "Si të punosh me veten" Dr. Lepera ofron një manifest për lëvizjen vetëshëruese dhe një udhëzues për të krijuar një jetë më autentike dhe më të gëzueshme. Duke u mbështetur në shkencën më të fundit në epigjenetikë, në teorinë polivagale, në hulumtimet e mikrobiomës dhe në shumë fusha të tjera, Dr. Lepera paraqet një qasje ndërdisiplinore, holistike për mirëqenien mendje-trup-shpirt, ndryshe nga të tjerat. 

Vetëshërimi kërkon një përkushtim të përditshëm ndaj veprimeve të vogle dhe të qëndrueshme që të gjitha bashkë çojnë në ndryshime të qëndrueshme. 

Dr. Lepera u tregon lexuesve se si të njohin besimet e tyre thelbËsore, ë identifikojnë modelet e mendimit të kushtëzuar dhe të përshtaten me intuitën e tyre për t'u rilidhur me vetveten e tyre të vërtetë. 

Gjatë gjithë këtij procesi, lexuesit mund të njohin ndikimin e qëndrueshëm të përvojave dhe traumave të kaluara në marrëdhëniet, besimet dhe sjelljet aktuale. Këto sjellje mund t'i mbajnë njerëzit të mbërthyer në modele zhgënjyese, të dhimbshme, bashkëvarësie dhe tradhtie ndaj vetvetes. 

Në librin “Si të punosh me vete” Dr. LePera ofron urtësi dhe burime praktike që mund të ndihmojnë në krijimin e ndryshimeve kuptimplota dhe prishjen e modeleve shkatërruese. Kjo është asgjë më pak se një ndryshim paradigme në mirëqenien mendore. Ky libër feston fuqinë e individëve për të shëruar veten dhe për të rimenduar potencialin e tyre.

Dr. Lepera është një psikologe holistike. Ajo u trajnua për psikologjinë klinike në Universitetin Cornell dhe The New School for Social Research.