Pema

Progresi njerëzor

€20,99

Steven PINKER

A po shkatërrohet vërtet bota? A është i vjetruar ideali i progresit? Në këtë vleresim elegant mbi gjendjen njerëzore të mijëvjeçarit të tretë, mendimtari dhe akademiku, Steven Pinker, na nxit të largohemi nga titujt e tmerrshëm dhe profecite fataliste, të cilat luajnë me paragjykimet tona psikologjike. Kështu, do të ishte më mirë të ndiqnit të dhënat në shtatëdhjetë e pesë grafikë të mrekullueshëm, Pinker tregon se jeta, shëndeti, mirëqenia, siguria, paqja, njohuritë dhe lumturia janë në rritje, jo vetëm në Perëndim, por në mbarë botën.

Ky progres nuk është rezultat i ndonje force kozmike. Është një dhuratë e lluminizmit : bindja se arsyeja dhe shkenca mund ta rrisin lulëzimin njerëzor. Iluminizmi nuk përbën më një shpresë naive, por tashmë e dimë që ka funksionuar dhe ka nevojë më shumë se kurrë për një mbrojtje të fuqishme. Bluminizmi noton kundër rrymave të natyrës njerëzore (tribalizmi, autorita- rizmi, demonizimi, të menduarit irracional) që demagogët janë të gatshëm t'i shfrytëzojnë. Shumë kritikë, të përkushtuar ndaj ideologjive politike, fetare apo romantike, luftojnë kundër tij.

Rezultati është një fatalizëm gërryes dhe një gatishmëri për të shkatërruar institucionet e çmuara të demokracisë libe- rale dhe të bashkëpunimit global. Me thellësi intelektuale dhe dhunti letrare, Pinker përkrah arsyen, shkencën dhe humanizmin: idealet që na nevojiten për perballuar problemet dhe për të vazhduar progresin tonë.