Albas

Më quajnë -Gandi

€10,00

Lara TORA

 

Lindi në Probandar, një qytet i vogël në Indinë Perëndimore. Ai ishte një njeri me pamje elegante dhe i veshur mjaft thjeshtë: mbështillej vetëm me një cohë të bardhë. Më vonë të gjithë do ta thërrisnin Mahatma (Shpirt i lartësuar), sepse Gandi ia përkushtoi gjithë jetën e tij idealit për të bindur dhe për t`u treguar njerëzve, se dhuna është forma më e keqe për të luftuar për barazi mes pushtuesve dhe të shtypurve, mes të pasurve dhe të varfërve. Duke bërë një jetë të thjeshtë dhe shembullore, si modeli më i mirë për të tjerët dhe duke shndërruar fjalën në armën e tij më të mirë, ai kontribuoi jo vetëm në përmirësimin e gjendjës së njerëzve më pak të privilegjuar apo të diskriminuar, por luajti një rol vendimtar në arritjen e pavarësisë së Indisë. Për fat të keq, në mënyrë paradoksale, një nga pacifistët më të mëdhenj të botës vdiq i vrarë nga një fanatik fetar.