Botart

Shtëpia e gudulisur

€7,00

RUDINA ÇUPI

Një histori që i kushtohet fëmijëve ndryshe, botës së tyre të veçantë, vetëbesimit dhe fantazisë. Kjo është historia e një vizatimi të një djali që i mëshonte shumë lapsit dhe viza i dilte e dridhur.

Shtëpiza me emrin Fërfëllizë, e cila dukej si e gudulisur, jeton bashkë me të gjitha vizatimet në fshatin e shtëpive të vizatuara me emrin Pikëvizë. Aq shumë mërzitet ajo nga përbuzjet e shtëpive të tjera, sa niset drejt Polit të Veriut, që të ngrijë e të ndihet e fortë si të gjitha shtëpitë. Dhe, siç e di, çdo pengesë është një aventurë… që na jep një mësim që nuk e harrojmë kurrë.