Onufri

Shembja e shtëpisë Asher

€5,00

Edgar Allan POE

 

Gjatë gjithë asaj dite të mërzitshme, të padritë dhe të pajetë vjeshte, ndërsa retë e ulëta në qiell sikur më shtypnin nga sipër, m’u desh t’i grahja kalit fillikat nëpër pyllishtën e veçuar e tejet të zymtë të krahinës dhe më në fund e gjeta veten, kur hijet e të mugëtit nisën të mbulonin gjithçka, brenda panoramës së Shtëpisë së trishtë Asher.