Dudaj

Rruga e qumështit

€8,00

Iva MUSARAJ

 

2020-ta erdhi me një stinë më pak. Njerëzit kishin bërë planet e tyre. Dasmat nuk u bënë. U shtynë për një kohë tjetër. Mortet u zhvilluan pa nderimet masive, që të gjallët u japin të vdekurve për të fundit herë. Edhe nderimet u lanë për një tjetër kohë.
Të vetmet që nuk pritën “kohën tjetër” ishin lindjet e fëmijëve.
E po, jeta nuk pret asnjëherë. Asaj nuk mund t’i caktosh kohë, as orar.
Jeta ka planet e saj. Ajo vazhdon si të gjithë lumenjtë që rrjedhin…