Plejad

Globi në rrjetë

€5,00

Astrit DELVINA

 

I vetëdijshëm se edhe ata pak njerëz gjenialë, që e thanë të vërtetën, socializmi i përndoqi dhe më vonë i vrau, mes këtij vargu autorësh, Delvina i mëshon çështjes së të shprehurit të qartë të së vërtetës dhe kështu objektin e tij artistik e çliron nga kornizat e historisë, duke e paraqitur në roman një histori individuale, intime, të përkthyer në teza dhe hipoteza të problematikës së gjithë globit, përfshirë dhe hallemadhen Shqipëri.

E gjithë mënyra si prezantohet ndjesia dhe rebelimi ndaj realitetit, i lidh natyrshëm hallet e një vendi të tiranizuar me hallet e gjithë globit.

 

“ Globi në rrjetë” ka ardhur në dritën e botimit si një roman i trajtuar mbi dorëshkrime të kohës së pjekurisë së autorit ( gjatë së cilës vuajti burgun e parë) dhe paraqet me një sinqeritet të jashtëzakonshëm gjithë ankthet dhe dilemat e një intelektuali që e kaloi jetën nën diktaturë.