Fan Noli

Vëllezërit Karamazov - Vëllimi i parë

€15,00

Fjodor DOSTOJEVSKI

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate.
Nëse njerëzit keqbërës do të të mbushin me hidhërim e urrejtje të pakapërcyeshme, me ngasjen për tvu hakmarrë ndaj tyre - mbyte këtë ndjesi; nisu menjëherë të kërkosh vuajtje, sikur edhe ti të jesh fajtor për keqbërësit Pranoji ato vuajtje dhe duro - zemra jote do të paqtohet dhe do të kuptosh që edhe ti je fajtor, sepse mund t’ua kishe ndriçuar mendjen keqbërësve, por nuk e ke bërë. Përndryshe, me dritën tënde do t'ua kishe ndriçuar rrugën dhe ata nuk do të kishin bërë vepra keqbërëse.
Nëse përpiqesh që me dritën tënde t’i ndihmosh njerëzit, por ata as kështu nuk do të shpëtojnë -mbahu fort dhe mos dysho në forcën e dritës qiellore; beso pa u lëkundur - nëse ata nuk shpëtuan tani, do të shpëtojnë më vonë. Nëse përsëri ata s’do të shpëtojnë - bijtë e tyre do të shpëtojnë, sepse drita jote nuk vdes as pas vdekjes tënde.