Dituria

Shakaja

€15,00

Milan KUNDERA

 

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht.
Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet. Punon dy vjet në miniera, ku jeta e tij merr një drejtim krejt të ndryshëm nga çka djaloshi kishte përfytyruar për të ardhmen e vet.
Kur gjithë fijet e ekzistencës së tij duken të këputura, takon Luçian, “të cilës ia kishin prerë ëndrrën në mes”. Ajo vjedh për të lule në varreza dhe i ofron një dashuri të ëmbël, enigmatike dhe të papërshkueshme.
E humbet, sepse nuk di ta kuptojë. Do ta kuptojë, vite më vonë, Helena, gruaja të cilën, me ftohtësi, Ludviku do ta përdorë si mjet për hakmarrjen e tij. Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës.