Dituria

Ngadalësia

€12,99

Milan KUNDERA

 

Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore :
për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë ekzibicionistë, për të cilët jeta është thjesht një shfaqje e përhershme, e zbrazur nga çdo intimitet dhe çdo gëzim.